BallinaKronikeTahiri flet pas vendimit të gjykatës: Më vjen ndot dhe turp. Nuk...

Tahiri flet pas vendimit të gjykatës: Më vjen ndot dhe turp. Nuk e prisja, kjo është padrejtësi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, flet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer çështjen në pikën zero.

Tahiri theksoi se nuk e priste këtë vendim, duke shtuar se rikthimi në pikën zero është padrejtësi.

“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse 3 vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha Tahiri.

Kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?
Mua realisht, nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që e zvarrit kështu gjykata, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë. Nuk kam asnjë emocion tani, përvec domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund procesit. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular