BallinaAktualitetDëshmia/Ishte e lidhur me biznesmenin por i ngriti kurth, 26-vjeçarja pranon krimin

Dëshmia/Ishte e lidhur me biznesmenin por i ngriti kurth, 26-vjeçarja pranon krimin

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Hekuran Billa, i cili u vra në 11 qershori në zonën e Komunës së Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Adiola Lakrës, e cila u arrestua dje në mbrëmje nga Policia e Beratit, pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, e cila ishte dhe e dashura e tij.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular