BallinaKronikeSherr me armë midis të rinjve, plagoset njëri prej tyre

Sherr me armë midis të rinjve, plagoset njëri prej tyre

Një grindje banale mes shokësh ka çuar në përdorimin e armës midis një grupi të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan.

Dy të rinj, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur kanë qenë duke ruajtur bagëtinë kur janë përfshirë në sherr.

Ngjarja ka ndodhur në pronën e njërit prej tyre.

Njëri prej tyre ka goditur me armë çifte tjetrin në këmbë.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Delvinë, Informacion paraprak

Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.

Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular