BallinaKronikeSi u kap shoferi në Pogradec. La 11 refugjatë ngjeshur në furgon...

Si u kap shoferi në Pogradec. La 11 refugjatë ngjeshur në furgon dhe vrapon t’i ikë Policisë

Në të nxehtin e një furgoni të mbyllur, 11 refugjatë nga zonat e konfliktit, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, kishin nisur një udhëtim plot rreziqe që dëshironin të përfundonte në njerin nga vendet e Bashkimit Europian. Por ai udhëtim nuk ka zgjatur shumë, që nga nisja në Pogradec.

Policia e Korçës dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë zhvilluan një operacion të koduar si “Destinacioni” për ndalimin e kalimit të paligjshëm të kufiriti nga shtetasit e huaj dhe kontrabandimin e refugjatëve. Ata vunë në pranga shoferin e furgonit I.B, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Policia kishte marrë informacione se ai transportonte me furgonin e tij, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Arrestimi i tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana”.

Por, në momentin që ka ndërhyrë Policia, 35-vjeçari i ka braktisur pasagjerët e huaj dhe ka vrapuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të policëve ër të ndaluar, por pas ndjekjes është kapur në Gurin e Kuq.

Në furgonin e tij u gjetën 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.

Tashmë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Dosja e të arrestuarit i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular