Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar gjatë ditës së sotme pas problemit të shfaqur së fundmi me diplomat e studentëve të fakultetit të ekonomisë.
Në një deklaratë për shtyp të të rinjve të PAA këkrohet që kriza e diplomave duhet të zgjidhet menjëherë. “Ky bllokim dëmton rëndë studentët dhe familjet e tyre”, thuhete ne njoftim.
Deklaratë për media
Partia Agrare Ambientaliste kërkon zgjidhje të menjëhershme të krizës së diplomave!
Kriza e diplomave duhet të zgjidhet menjëherë. Forumi rinor i Partisë Agrare Ambientaliste, proteston për bllokimin për 5 vite të diplomave të studentëve të fakultetit të Ekonomisë të UT.
Ky bllokim dëmton rëndë studentët dhe familjet e tyre sepse:
ju pengon hyrjen në tregun e punës;
i detyrojnë të punojnë në punë me pagë më të ulët së arsimimi i tyre;
ju pengon mundësinë për arsimim të mëtejshëm dhe karrierë profesionale;
studentëve të ekselencës ju dëmton mundësitë për karrierë akademike brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe
ju rrit kostot që familjet kanë paguar për arsimimin e tyre. Forumi rinor i PAA proteston për dështimin e Ministrisë së Arsimit e cila është garancia kushtetuese e respektimt të kuadrit ligjor në çdo hallkë të arsimimit të shqiptarëve. Auditi i Ministrisë së Arsimit brenda 5 ditëve duhet të qartësojë përgjegjësitë konkrete të kësaj krize 5 vjeçare për studentët. Brenda 7 ditëve MA duhet të nxjerrë urdhërin për çbllokimin e situatës dhe brenda 15 ditëve nëse personi pergjegjës nuk respekton urdhërin e Ministrit duhet të çohet për ndjekje penale për shpërdorim detyre. Forumi rinor i PAA ju bën thirrje studentëve të bashkohen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
Po gjatë ditës së sotme Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar ne një deklratë pas vendimit të BE për të hapur kufijtë në situatën e pandemisë që ka përfshirë gjithë botën.
“Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi!”, thuhet në njofotmin e PAA.
“Qeveria duhet të bëjë maksimumin për të eleminuar sjelljet arrogante ndaj çdo shqiptari dhe ndaj biznesit”.
“PAA i bën thirrje publike gjithë shqiptarëve të respektojmë në maksimum protokollet e parandalimit të pandemisë”.
Ja njoftimi i plotë:
Deklaratë për media
Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi!
Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi! Një lajm i gëzueshëm dhe shpresëdhënës për ringritjen tonë.
PAA i shpreh mirënjohje Bashkimit Europian dhe i kërkon qeverisë shqiptare të rrisë numrin e shteteve që hapin në mënyrë reciproke kufijtë e tyre. PAA reagoi publikisht kundër presioneve arrogante që bënte Rama vetëm përpara pak ditëve se do ta mbyllte prapë Shqipërinë. Këto janë sjellje tipike të liderëve me tendenca neodiktatoriale.
Edhe pse shifrat e të infektuarve në Shqipëri këto ditë janë rritur, BE-ja mori vendimin e duhur për daljen nga kriza. BE nuk u influencua nga frika por nga shpresa. Qeveria duhet të bëjë maksimumin për të eleminuar sjelljet arrogante ndaj çdo shqiptari dhe ndaj biznesit.
Paketat specifike me fokus turizmin dhe bujqësinë nuk duhet të vonohen, pasi kjo ndihmon shqiptarët që nga kjo hapje të kompesojnë një pjesë të humbjeve të periudhës së vet-izolimit. PAA i bën thirrje publike gjithë shqiptarëve të respektojmë në maksimum protokollet e parandalimit të pandemisë. Ne do ta mundim Pandeminë. Ne do të ringrihemi!