Prej disa javësh, numri i rasteve të reja me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm, e ndërsa COVID-19 nuk përzgjedh në bazë të gjinisë, moshës apo statusit social, ka bërë që të gjithë të jenë të shqetësuar rreth këtij virusi.
E duket se këtë shqetësim e ka pasur edhe deputeti i PS-së, Musa Ulqini, i cili ka rënë në grackën e një kamere të fshehtë, nga Ismet Drishti.
Ky i fundit i paraqitet deputetit si mjek, ndërsa i thotë se fillimisht duhet të provojnë nëse deputeti e ka shqisën e shijes, duke i dhënë atij të lëpijë një lëpirëse.
Shaka e cila në fund është marrë me sportivitet dhe nga deputeti Ulqini.