Gjendet i pajetë një mashkull i moshës rreth 50-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë në Elbasan, buzë lumit Shkumbin. Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashull rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës.