BallinaAktualitetVIDEO/"Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji publikon videon: Ja pse...

VIDEO/”Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji publikon videon: Ja pse Rama është fatkëqësia e ekonomisë shqiptare

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi një video me fakte pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi studimin që tregon se klima e biznesit është më e keqja në 8 vite.

“Për 7 vite me radhë, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa të larta duke i vënë lekët e shqiptarëve në shërbim të oligarkëve të tij.

Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare. Këtë gjë nuk e fsheh dot me as propaganda e stisur prej tij. Në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë. Këtë gjë theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë: “Është gjendja më e keqe në 8 vjet”-

Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë. Ne kemi një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, më shumë frymëmarrje për biznesin,” tha Salianji.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular