BallinaOP EDPse e viziton Kosovën me anti-plumb një kufomë politike që nuk i...

Pse e viziton Kosovën me anti-plumb një kufomë politike që nuk i hyn më në punë askujt

Nga Red Varaku

Pse e viziton Kosovën me anti-plumb një kufomë politike që nuk i hyn më në punë askujt?

Duket qartë që vizita e Ramës në Kosovë është një përpjekje e shëmtuar e kryeministrit shqiptar për të pastruar sadopak imazhin e tij të rrënuar në raport me Kosovën.

Kjo sepse të gjithë e dinë, se që prej vitit 2013, vit kur ai erdhi në pushtet, çështja e Kosovës, jo vetëm nuk ka avancuar, por ka njohur vetëm regres.

Arsyeja kryesore e këtij regresi është pikërisht miqësia e madhe e kryeministrit shqiptar me ushtarin besnik të Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç.

Miqësi, që u bë me bekimin e Vladimir Putin dhe miqve të tij dhe që ka prodhuar më pas dhe projektin e shkëmbimit të territoreve, i cili i është vënë më pas në dizpozicion anti-shqiptarit Bolton.

Realizimi i projektit të shkëmbimit të territoreve do të konsolidonte përjetësisht pozitat politike të dy udhëheqësve, por do të hidhte në erë investimin e madh që Perëndimi kishte bërë prej gati një shekulli për shqiptarët.

Me bllokimin e avancimit të çështjes së Kosovës, nuk tentohej vetëm bllokimi i Kosovës, por tentohej njëkohësisht bllokimi i avancimit të forcimit të faktorit shqiptar në rajon.

Ky projekt ishte një projekt rus që me forcimin e rolit të Serbisë në rajon, synonte të rikthente Rusinë si aktore të rëndësishme në lojën gjeopolitike Ballkanike.

Ai shkonte qartazi kundër përpjekjeve deri dhe ushtarake të perëndimit për të rikthyer shqiptarët si faktorin më të rëndësishëm dhe udhëheqës të Ballkanit.

Ajo që në fakt Rama bëri është pikërisht e kundërta e asaj që kishte bërë Perëndimi prej një shekulli me shqiptarët. Ai zhbëri luftën dhe gjakun e derdhur për Kosovën.

Pabesia e tij shkoi deri aty sa bashkë me Vuçiç u bashkua në projektin rus të Jugosllavisë së re në një karshillëk të hapur kundër perëndimit.

Pra, Edi Rama me qëndrimet e tij dhe miqësinë e tij me Vuçiç defaktorizoi shqiptarët dhe e ktheu Serbinë në udhëheqësin kryesor të zhvillimeve politike në Ballkan, duke asgjësuar kështu vuajtjet dhe persekutimet shekullore të shqiptarëve dhe të gjithë investimin perëndimor kundrejt tyre.

Tradhti më të madhe se kjo ndaj shqiptarëve nuk ka patur dhe nuk mund të ketë.

Por, falë Zotit shqiptarët kanë ende miq që i duan dhe mbështesin në rrugën e tyre të lirisë, zhvillimit dhe prosperitetit, të cilët fillimisht e ndaluan realizimin e këtij projekti dhe tani janë angazhuar në neutralizimin e aktorëve që do ta bënin të mundur një projekt të tillë.

Këta të fundit, tani që maskat ranë dhe gjithçka u zbulua, janë të pashpresë dhe nuk po dinë ku të futen. Nga njëra anë perëndimi, i cili i ka hequr vizën dhe nuk i mbron më, nga ana tjetër Moska dhe Beogradi.

Fati i tyre tashmë është i lexueshëm edhe për më analfabetët e politikës. Ndaj, nuk e kuptoj se pse e viziton Kosovën veshur me anti-plumb një kufomë politike që nuk i hyn më në punë askujt?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular