Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Bulqizë, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë.
Ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se të plagosur kanë mbetur vëllezërit të moshës 19 dhe 22 vjeç, të cilët janë goditur nga një person i paidentifikuar.
Mësohet se një prej vëllezërve, 19-vjeçari, është në gjendje të rëndë është transportuar drejt Tiranës, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Bulqizës. Aktualisht nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.