BallinaKronikeNënë e bijë në Kombinat u vetëflijuan se besonin te ringjallja, te...

Nënë e bijë në Kombinat u vetëflijuan se besonin te ringjallja, te një jetë më e mirë

Detaje të frikshme mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar (Dëshmitarët e Jehovait) dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Bezat shtoi se, dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot.

Po ashtu mësohet se kohët e fundit ato ishin përballur edhe me një lajm të trishtë. Kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular