BallinaAktualitetShefja e ISHP: Presim rritje të numrit të të infektuarve përgjatë…Testimi i...

Shefja e ISHP: Presim rritje të numrit të të infektuarve përgjatë…Testimi i qytetarëve për antitrupa do të fillojë në dy qytete

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino dha një lajm të keq duke paralajmëruar se këto dy javë do të rritet numri i të infektuarve.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajit maj. Infektimet e qershorit do t’i shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”- tha Silva Bino.

Ajo shpjegoi si do të fillojë testimi i qytetarëve për antitrupa ndaj koronavirusit.

“Kemi parashikuar të bëjmë teste për antitrupa në dy qytete të mëdha që përfaqësojnë një vend me shumë raste dhe një me pak raste. Kjo do të fillojë shumë shpejt.” – tha Bino në “Open”.

Ajo theksoi se këto teste nuk tregojnë se jemi plotësisht të mbrojtur ndaj virusit. “Koronavirusi mendohet se ka një kohë imuniteti shumë të shkurtër”, përfundoi Bino.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular