BallinaKronikeVdekja e nënë e bijë në Kombinat, rëndë në spital edhe vajza...

Vdekja e nënë e bijë në Kombinat, rëndë në spital edhe vajza tjetër e familjes

Ndërsa nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në Kombinat u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes.

Mesohet se kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë para pak kohësh.

Paraprakisht dyshohet se nëna dhe vajzat mund të jenë vetëflijuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular