BallinaAktualitetZyrtare: Rekord të infektuarish të tjerë me koronavirus. Harta e Shpërndarjes...

Zyrtare: Rekord të infektuarish të tjerë me koronavirus. Harta e Shpërndarjes…

ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 90 raste të reja me koronavirus nga 362 testime të kryera.

Raportohet se kanë ndërruar jetë tre persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

STATISTIKA

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular