Keni në plan të udhëtoni diku? Nëse do të kryeni ndonjë fluturim atëherë duhet të dini paraprakisht disa rregulla, që duhen zbatuar nga hyrja në terminalin e Aeroportit të Rinasit. Kushti kryesor është që duhet të keni patjetër maskë, në të kundër nuk lejoheni të hyni në terminal dhe në avion.
Çfarë duhet të dini:
Në terminal mund të hysh vetëm nëse mban maskë
Ata që hyjnë në terminal, si në nisje dhe në mbërritje, do kalojnë në tunelin e dezinfektimit
Dhe në nisje dhe në mbërritje do t’u nënshtroheni matjes së temperaturës
Nëse keni temperaturë më të lartë se 37.5C do të merreni në pyetje nga stafi mjekësor
Gjatë qëndrimit në terminal duhet të mbani distancë fizike nga personat e tjerë dhe të zbatoni sinjalistikën
Përdorni dezinfektantët e vendosur në terminal