Bidona me ujë dhe qese me bukë. Këto janë pamjet e sotme te spitali Infektiv, ku janë të shtruar 78 qytetarë të infektuar me koronavirus. Familjarët vijnë pranë spitalit dhe kërkojnë që të kujdesen më shumë për të afërmit e tyre duke u sjellë ushqime dhe sende të tjera të përdorimit ditor.
Siç edhe duket nga pamjet, shtrimet e reja vazhdojnë të bëhen tek spitali.