BallinaAktualitetPedagogët injorojnë Kuvendin/U thirrën 212, por vetëm 1 shkoi të flasë për...

Pedagogët injorojnë Kuvendin/U thirrën 212, por vetëm 1 shkoi të flasë për Kushtetutën

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre.

Qartazi akademikët kanë injoruar këtë mbledhje të përbashkët të Këshillit për Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pasi e vetmja përfaqësuese ka qenë pedagogia Ardita Buna, e cila dha mendimin e saj mbi temën në fjalë. Gjatë mbledhjes ajo tha se do ishte ideale që ndryshimet të miratoheshin me 140 vota në parlament, me konsensus të plotë.

Mbledhja u drejtua nga deputetja Vasilika Hysi, e cila e ka shprehur hapur habinë për braktisjen e mbledhjes nga pedagogët. Hysi tha se njoftimi u ishte dërguar të gjithë pedagogëve por e ka pranuar vetëm 1 prej tyre. Kurse Murrizi e quajti neglizhencë dhe mospërfillje edhe s’mund ta specifikjonte nese ishte për Kuvendin apo opozitën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular