BallinaAktualitetGazetarja Klodiana Lala: Historia e Kombinatit, dyshohet se ndiqnin sekt me rite...

Gazetarja Klodiana Lala: Historia e Kombinatit, dyshohet se ndiqnin sekt me rite të panjohura

Ngjarja e kombinatit, ku Anisa dhe Zhaneta Josifi u gjetën pajetë, mbetet ende me detaje të pazbardhura.  Po kështu dyshime janë ngritur edhe mbi sektin fetar në të cilin vajzat bënin pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve të cituara nga grupi hetimor, dyshohet se dy vajzat dhe nëna e tyre kanë qenë pjesë e një sekti të paregjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion”, se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sekt që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular