BallinaOP EDProf.Gjok Vuksani: Zgjedhjet Universitare të 30 korrikut fiks si ato të 30...

Prof.Gjok Vuksani: Zgjedhjet Universitare të 30 korrikut fiks si ato të 30 qershorit 2019

Nga Prof Gjok Vuksani

Ekonomia ne Grope…
Te sëmuret nga COVID – 19 rriten çdo dite …edhe pse TE VDEKURIT ARRIJNE NE 83, ende nuk shihet asnjë RRUGEDALJE ne horizont …
Papunësia sot është ne shifrat me te larta historikisht, VETEM ne qarkun e Durrësit 25 mije persona humben punën (sipas dhomës se tregtisë) por ne gjithë Shqipërinë janë me mijëra te tjerë e me mijëra te tjerë flenë ne çadra pas tërmetit etj. etj…
Borxhi publik ka arritur ne shifra te padëgjuara ….
Dhe ne gjithë këtë panorame te zymte shtohet papritur edhe një Tragjedi-komedi :
ZGJEDHJET NE UNIVERSITETE DO TE ZVILLOHEN PER 30 DITE, ME 30 KORRIK!!!
Por NE VEND qe MINISTRIA te:
• mendoj dhe te investoj ne teknologji për përballimin e vitit te ri akademik 2020-2021 qe me gjasa do te zhvillohet online për rritjen e cilësisë se mësimdhënies ..
• mendoj dhe investoj ne rritjen e sigurisë se auditorëve te Universitetit ..
• apo ne përmirësimin e kushteve LABURATORIKE te studenteve për zhvillimin e mësimit etj etj .
Ministria ndërhyn ne mënyrë arbitrare , pa u konsultuar me stafet akademike dhe aq me pak me studentet (me një nga kompetencat qe ka për shpalljen e datës se zgjedhjeve ne ILA) duke bere zgjedhjen me te gabuar te mundshme…
Duket se një mendje diabolike mendon e mendon vetëm se si e si ta ngatërrojnë me keq boten akademike te vetmin ishull lirie qe ka mbetur akoma pa u pushtuar nga qeverisja mediokre dhe sharlatane…
Argumentat kundërshtues janë pa limit duke filluar nga pamundësia e zhvillimit te fushatës , rreziku i përhapjes se virusit e deri tek koha e pamjaftueshme për tu realizuar e megjithatë do te theksoj ato qe me duken me alarmante dhe konkretisht:
Pamundësia e studenteve qe te marrin pjese ne zgjedhjen e drejtuesve te universitetit dhe përfaqësueseve te tyre ne senat është akti vetëvrasës i kësaj tragjedie…
Ne fakt kjo duket si një hakmarrje ndaj këtij brezi te mrekullueshëm studentesh qe u ngritën dhe shkëlqyen me protestën e tyre mbi injorancën dhe mediokritetin e kësaj qeverisje.
Është e qarte qe mediokrit jo vetëm qe nuk plotësuan kërkesat e tyre te ligjshme por shkuan me tej duke ju hequr te drejtën e votës për te zgjedhur drejtuesit e tyre …
Pra mesazhi është i qarte : JU QË KERKUAT LIRI PËR TË TJERET, TANI DO JU PRIVOJMË LIRINË TUAJ PËR TË VOTUAR …
Zhvillimi i zgjedhjeve universitare ne pamundësi pjesëmarrje nga studentët dhe pedagogët apo më keq akoma me përzgjedhjen e pjesëmarrjes se tyre duke ju siguruar transportin vetëm disave është realisht fundi i universiteteve …
Këto zgjedhje universitare janë te ngjashme me zgjedhjet lokale te 30 qershorit qe u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës ..
Sepse studentet nuk janë vetëm 10% e votave por janë opozita e vërtetë ndaj pazareve dhe grupeve politike dhe nepotike-materialiste qe po tentojnë te kapin universitetet shqiptare…
Prandaj mendoj dhe sugjeroj qe studentet dhe pedagoget me integritet jo vetëm qe nuk duhet te dorëzohen por ata duhet te reagojnë fort për te ndaluar këtë farse te zgjedhjeve akademike sipas modelit te 30 qershorit…

 —

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular