Marsel Kukli është 25-vjeçari i cili humbi fatalisht jetën në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme.
Aksidenti ndodhi afër shkollës së mesme të Prrenjasit, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje kalimtarin Marsel Kukli.
“Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë” njoftoi policia.
Ardjan Halili, shoferi i automjetit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit