BallinaAktualitet6 plantacione me drogë në Valencia, policia spanjolle shkatërron bandën e shqiptarëve

6 plantacione me drogë në Valencia, policia spanjolle shkatërron bandën e shqiptarëve

Policia spanjolle ka ndërmarrë një aksion madhor kundër një bande të trafikut të drogës në Valencia, mes të cilëve ka dhe shqiptarë.

22 persona kanë përfunduar në pranga pas operacionit të zhvilluar me sukses “Ilirico-villajuana”, shkruan El Pais.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se u zbuluan 6 plantacione me kanabis, si dhe u sekuestruan 150 mijë euro.

Policia vendase bëri me dije se banda drejtohej nga shqiptarë. Në këtë aksion u përfshi edhe DEA Amerikane, si dhe policia italiane, pasi një pjesë e grupit vepronte edhe në këto shtete.

Falë përgjimeve autoritetet mundën të viheshin pas të gjithë anëtarëve të bandës si dhe të zbulonin rolet që kishin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular