Formati i ri i Champions-it është zbuluar. Një miniturne me 8 skuadra dhe me ndeshje teke për të arritur deri në finalen e madhe, e cila pritet të luhet në 23 gusht në Lisbonë. Ky është formati i përzgjedhur për të çuar në fund kompeticionin e rëndësishëm europian, i cili u “paralizua” për shkak të Koronavirusit. Do të zhvillohet pasi të përfundojnë kampionatet dhe UEFA ka përzgjedhur Portugalinë si vendin pritës.
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, i cili ka rezervuar disa çifte shumë interesante në çerekfinale të këtij kompeticioni. Në rast se Juventusi ia del të kaloje Lionin , atëherë do të përballej me fituesin e çiftit Siti-Real, dhe në rast se madrilenët do kualifikoheshin, atëherë Ronaldo do luante ndaj ish-skuadrës së tij.
Gjithashtu çifti Napoli-Barcelona do të përballen me çiftin e Çelsi-Bajern, që me shumë mundësi do jetë klubi gjerman, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 3-0
Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid. Panorama Sport
Atalanta-PSG
Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi
Lajpcig-Atletiko Madrid
Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus
Faza gjysmëfinale:
Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern
Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG
Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale