BallinaKryesoreShorti i Ligës së Kampioneve/Super ndeshje në gjysmëfinale, Ronaldo gati të sfidojë...

Shorti i Ligës së Kampioneve/Super ndeshje në gjysmëfinale, Ronaldo gati të sfidojë Realin. Ja të gjitha çiftet

Formati i ri i Champions-it është zbuluar. Një miniturne me 8 skuadra dhe me ndeshje teke për të arritur deri në finalen e madhe, e cila pritet të luhet në 23 gusht në Lisbonë. Ky është formati i përzgjedhur për të çuar në fund kompeticionin e rëndësishëm europian, i cili u “paralizua” për shkak të Koronavirusit. Do të zhvillohet pasi të përfundojnë kampionatet dhe UEFA ka përzgjedhur Portugalinë si vendin pritës.

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, i cili ka rezervuar disa çifte shumë interesante në çerekfinale të këtij kompeticioni. Në rast se Juventusi ia del të kaloje Lionin , atëherë do të përballej me fituesin e çiftit Siti-Real, dhe në rast se madrilenët do kualifikoheshin, atëherë Ronaldo do luante ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjithashtu çifti Napoli-Barcelona do të përballen me çiftin e Çelsi-Bajern, që me shumë mundësi do jetë klubi gjerman, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 3-0

Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid. Panorama Sport

Atalanta-PSG

Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi

Lajpcig-Atletiko Madrid

Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus

Faza gjysmëfinale:

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG

Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular