BallinaKultureLirim Hoxha, talenti dibran me 2 fakultete rrëfen rrugën e muzikës dhe...

Lirim Hoxha, talenti dibran me 2 fakultete rrëfen rrugën e muzikës dhe sfidat në të ardhmen

Dibra është një zonë që ka prodhuar talente në fushën e artit dhe kulturës të cilët kanë spikatur jo vetëm brenda trojeve zyrtare, por dhe jashtë saj. Me talentin e tyre ata kanë ngritur peshë shqiptarët kudo që kanë qene duke përformuar shkëlqyer.
Janë të shumtë kengetaret që më zerin e tyre kumbues dhe melodioz kanë mbajtur gjallë në zemrat e dibranëve dhe jo vetëm dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë. I është kënduar shumë patriotizmit, luftës që dibranët kanë bërë ndër shekuj me pushtuesit, por dhe bukurisë së natyrës dhe dashurisë.
Ndër këngëtarët e talentuar dibranë, tashmë spikat dhe Lirim Hoxha. Një djalë i talentuar, i shkolluar por kurrë nuk hoqi dorë nga një talent që ndonëse në fillim nuk iu plotësua dëshira, por rrugës ai mundi të hy në atë rrugë që e kishte ëndërr të fëmijërisë.  Lirim Hoxha i lindur më 21 janar 1973 në Grazhdan të Maqellarës, Diber rrëfen për startneës si mundi të rikthehej tek ëndërra e fëmijërisë. “Talenti për muzikë duket që ka lindur bashkë me mua. Mbaj mend që këngët e festivaleve në Radiotelevizon Shqiptar i memorizoja shuë shpejt, madje të nesërmen e çdo festivali i riprodhoja këngët më të bukura. E para qe e pikasi talentin tim muzikor ishte mesuesja ime e muzikes ne shkollen 8-vjecare, zj. Fatbardha Osmani, e cila mahnitej në çdo orë muzike kur une i kendoja kenget e muzikes se lehte te kohes, te kengetareve Parashqevi Simaku, Bashkim Alibali, Irma Libohova, Anita Bitri, Kozma Dushi etj” -thotë Lirim Hoxha.
Më tej talenti dibran rrëfen faktin se: -“Duke pare kete prirje natyrale timen, ajo (mesuesja ime e muzikes) u perpoq qe une te merrja drejtimin muzikor te shkollimit, por per disa rrethana qe u krijuan nuk arrita te konkurroj fare. Kam vazhduar shkollimin normal (jo-muzikor), por deshira per muziken vazhdonte. Me shume kembengulje, ne menyre autodidakte mesova instrumentin e kitares, gje e cila me ndihmonte shume si shoqerim ne te kenduar. Pas mbarimit te gjimnazit ne Maqellare, studimet e larta i vazhdova ne degen Inxhinieri Gjeologjike ne Tirane ne vitet 1991-1996. Paralelisht vazhdoja edhe pasionin e muzikes, duke rene ne kontakt edhe me studente te tjere me te njejtin pasion, prej te cileve kam perfituar shume. Tashme pervec kengeve popullore une u dashurova edhe me muziken e grupeve te njohura Beatles,Deep Purple,Pink Floyd,Dire Streets,Doors,Metallica,Nirvana etj. Me ndihmonte goxha edhe anglishtja te cilen e njihja shume mire(e kam mbrojtur me noten 10 qe ne vitin 1994). Nderkohe fillova te angazhohem ne ceremoni familjare(dasma etj) me nje grup ne vendlindje gjate pushimeve te veres (luaja ne kitare dhe kendoja). Rashe ne sy menjehere sepse interpretoja edhe shume muzike te huaj pervec asaj popullore”.
Lirim Hoxha kujton se: “Ne nje nga keto ceremoni familjare ne Maqellare me ka pare i nderuari Agim Skara (aktor,regjisor, libretist etj) i cili beri cmos qe une te angazhohesha me Estraden Profesioniste Peshkopi. Ai me prezantoi nje dite me te ndjerin Ymer Seferi (drejtues i orkestres) duke i folur per talentin tim. Ai me merr lart tek nje dhome qe kishte piano,me tha te kendoja dicka, kendova kengen ”Let it be” te grupit “Beatles”. Ai menjehere e miratoi talentin tim. Pak dite pas ketij takimi (ishte pranvera e vitit 1998), une kam dale ne skene, ne shfaqjen e radhes te Estrades Profesioniste. Jam pritur shume mire nga publiku dhe kjo ishte nje shtyse e madhe qe une te vazhdoja ne kete rruge. Aty rashe ne kontakt edhe me kompozitorin e talentuar dibran,te ndjerin Perparim Tomcini si dhe me kengetare te mirenjohur te skenes dibrane:Qerim Sula,Vera Laci, Ali Sturce, Flora Shabani, Sherif Dervishi etj. Qe nga viti 1998 e deri ne vitin 2002 une punova prane Estrades Profesioniste Peshkopi, madje mesova edhe kitaren bas (meqe kishte nevoje). Kam marre pjese ne çdo premiere estrade, ne çdo festival te kenges dibranë, ne festivale e aktivitete muzikore brenda e jashte vendit(Kosove,Maqedoni etj)”.
“Moment i rendesishem ne karrieren time eshte pjesemarrja ne Festivalin e Kenges Qytetare ne vitin 2002,i cili u mbajt ne Pallatin e Kongreseve.Aty kam kenduar kengen “Bona brof e rashe ne mal”,kenge popullore dibrane e perpunuar nga i talentuari Perparim Tomcini,me ka shoqeruar kengetari Dritan Jashari. U pritem mjaft mire nga publiku. Ne po ate vit(2002) kam publikuar albumin tim te pare me titull “Dibra e Vogel,Dibra e Madhe” i cili permbante 10 kenge nga Tomcini. Ne kete vit u shperngula me banim ne Tirane. Megjithese tani banoja ne Tirane,une vazhdoja te angazhohesha me Estraden Profesioniste Peshkopi,sidomos ne aktivitetet jashte rrethit(psh Festivalet e Kenges Popullore ne Elbasan etj). Tani nuk ishte me koha e albumeve muzikore por e kengeve te vetme(single),te cilat shoqeroheshin edhe me videoklip. Edhe une u perfshiva ne kete lloj tregu dalengadale, me hapa te vegjel por te sigurte” thotë talenti dibran.
Ne vitin 2009 Lirim Hoxha filloi Akademine e Arteve ne degen Kanto (endrra e tij ne sirtar), studime te cilat i mbaroi me rezultate shume te mira ne vitin 2014 (bachelor dhe master). Shkollimi per kanto e ndihmoi shume ne pervetesimin e teknikave vokale dhe ne trajtimin sa me profesional te materialeve muzikore. Nga viti 2013 eshte angazhuar me Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore (si i jashtem), ne aktivitete brenda e jashte vendit. Me grupe muzikore private ka kryer turne ne shume vende te Europes(Itali,Gjermani,Suedi etj). Aktualisht ka 8 videoklipe offical, dy albume muzikore, me dhjetra kenge cover (dmth te kengetareve te tjere por qe i ka interpretuar). Gjithashtu ka realizuar dy ilahi(kenge me permbajtje fetare).
“Puna neper bare dhe restorante te ndryshme na ka bere te interpretojme repertor shume te larmishem (italiane, latine, angleze, greke, ruse etj etj), pervec kengeve shqiptare nga treva te ndryshme (veri,jug,Shqiperi e Mesme, kosovare, shkodrane, gjakovare etj). Kam bashkepunuar per muziken me te ndjerin Perparim Tomcini,me kompozitorin e mirenjohur Edmond Zhulali,me te talentuarin Alban Furtuna,me autorin e ri te kengeve Endri Mucaj etj. Per tekstet kam bashkepunuar me poetin e spikatur dibran Naim Plaku(ndjese paste),me poetin e mirenjohur Jorgo Papingji,me te talentuarin Armand Trebicka etj. Per te ardhmen kam shume projekte(nje pjese e tyre jane gati me tekst e muzike),por sa te kaloje kjo situate e veshtire pandemie dhe te kthehet normaliteti. Projekt madhor mbetet nje koncert recital ne te ardhmen”-përfundon rrëfimijn e tij për Startneës, Lirim Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular