Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 euro për Bechettin.” Kështu shkruhej në fletushka të shpërndara nëpër Tiranë, ku mesazhit i bashkangjitej fytyra e Ramës me gjuhën jashtë në parlament.
Kjo lëvizje në dukje e opozitës vjen si metodë për të ndërgjegjësuar shqiptarët se nga taksat e tyre do ti paguhen 109 milionë euro biznesmenit italian, Bechetti. Ish pronari i Agon Channel fitoi gjyqin ndërkombëtar ndaj vendit tonë, pasi akuzonte autoritetet se mbyllën në mënyrë arbitrare televizionin e tij. Opozita e ka quajtur luftë personale të Ramës me biznesmenin këtë përplasje, dhe kjo do ti kushtojë shumë çdo shqiptari. ©Lapsi.al