BallinaAktualitetFOTO/Rama me gjuhën jashtë/ Çfarë janë broshurat që surprizuan qytetarët sot në...

FOTO/Rama me gjuhën jashtë/ Çfarë janë broshurat që surprizuan qytetarët sot në mëngjes

Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 euro për Bechettin.” Kështu shkruhej në fletushka të shpërndara nëpër Tiranë, ku mesazhit i bashkangjitej fytyra e Ramës me gjuhën jashtë në parlament.

Kjo lëvizje në dukje e opozitës vjen si metodë për të ndërgjegjësuar shqiptarët se nga taksat e tyre do ti paguhen 109 milionë euro biznesmenit italian, Bechetti. Ish pronari i Agon Channel fitoi gjyqin ndërkombëtar ndaj vendit tonë, pasi akuzonte autoritetet se mbyllën në mënyrë arbitrare televizionin e tij. Opozita e ka quajtur luftë personale të Ramës me biznesmenin këtë përplasje, dhe kjo do ti kushtojë shumë çdo shqiptari. ©Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular