BallinaAktualitetKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00

Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Sipas gazetares Klodiana Lala, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

“Veliaj ka pasur disa shkresa të firmosur nga ana e tij që lidhen me aferën e inceneratorit. Ka një shkresë që Veliaj ka shmangur këshillin bashkiak dhe i ka hapur rrugën inceneratorit.

Veliaj thirret për herë të parë në SPAK. Ai pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D”, raportoi gazetarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular