BallinaKryesoreFOTO/Takimi Meta-Basha, detaje nga biseda në Presidencë. Çfarë kërkoi presidenti nga kreu...

FOTO/Takimi Meta-Basha, detaje nga biseda në Presidencë. Çfarë kërkoi presidenti nga kreu i opozitës dhe qëndrimi i kryedemokratit

Zbardhen detaje nga takimi i sotëm në Presidencë, gjatë bisedës së zhvilluar mes kreut të shtetit, Meta dhe kryedemokratit Basha.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Meta e cilësoi mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, një gjë pozitive, jo vetem per atë vend, por moment reflektimi per te gjithe ne, qe te japim mesazhe pjekurie dhe pergjegjshmerie.

Meta e ka falënderuar Bashën për bashkëpunimin gjatë periudhes se pandemise dhe pjesëmarrjen konstruktive ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare  dhe mos renien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes se Teatrit Kombëtar.

Mësohet se Meta ka kërkuar nga Basha që opozita të ruajë qetësinë dhe ti qëndrojnë marrëveshjes së bërë në 5 qershor, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve.

“Do kerkoja nga ju qe ti qendronit me besnikeri marrveshjes se firmosur me perfaqesuesit e mazhorances dhe te ruani qetesinë dhe ne keto momente kur ka perpjekje per te cenuar rende  Kushtetuten e vendit ne menyre kriminale dhe per te shkaterruar cdo lloj legjitimiteti te institucioneve në vend”- tha Meta.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kërkesës për takim, “pas kerkeses suaj para dy ditesh  ku parashtruat shqetesimet tuaja”.

Meta ka theksuar se ajo që “qe na bashkojnë sot jane Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqiperisë.

Meta ka theksuar se ajo që “qe na bashkojnë sot jane Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqiperisë.

“Keni rol te rendesishem me qetesi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjate tensioneve artificial ne vendin tone, se konfliktet ne Shqiperi s’jane te rastësishme, jini te vetëpërmbajtur. E rendesishme është te mos bejme aventurë me Kushtetuten”- mësohet të ketë thënë Meta.

vijon

basha-meta-takimibasha-meta-takimi1basha-meta-takimi4basha-meta-takimi5

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular