Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.
Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.