BallinaPolitikeNdryshimet kushtetuese/Presidenti Meta kërkon takim me Bashën në orën...

Ndryshimet kushtetuese/Presidenti Meta kërkon takim me Bashën në orën…

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular