BallinaPolitikePD vazhdon aksionin politik, Gjunkshi-Vladi takim në degën n11 Tiranë tek Bregu...

PD vazhdon aksionin politik, Gjunkshi-Vladi takim në degën n11 Tiranë tek Bregu Lumit dhe Kodër Kamëz

Partia Demokratike vazhdon punën për organizimin dhe forcimin e mëtejshëm për të qenë e gatshme në zgjedhjet e vitit 2025. Në degë ka nisur të lëviz e gjithë struktura por disa prej tyre janë më aktive në këtë drejtim. Më konkretisht në degën nr.11 në Tiranë  e njohur si zona e Laprakës kryetari i saj Neritan Vladi së bashku me anëtarin e Kryesisë dhe të deleguarin z.Xhemal Gjunkshi janë në terren për tu njohur nga afër me problematikat e qytetarëve, por dhe duke I kërkuar strukturës dhe jo vetëm por dhe qytetarëve të jenë aktiv në propozimet e tyre për të zgjedhurit që do të kenë nesër në Parlament.
Statusi i Xhemal Gjunkshit në FB
Partia Demokratike vazhdon koordinimin e aksionit politik në të gjitha degët e Shqipërisë. Së bashku me z. Neritan Vladi, Kryetar i Degës 11 të Partisë Demokratike në Tiranë dhe me drejtuesit e Degës, zhvilluam sot një takim në Njësinë Kodër Kamëz, në kuadër të propozimeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Vitit 2025. Gjatë takimit, biseduam dhe diskutuam mbi shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve të njësisë. Pjesëmarrësit të shumtë në numër, që morën pjesë në takim, me energjinë dhe dëshirën për të realizuar ndryshimin në vend, diskutuan mbi sfidat aktuale me të cilat përballen, si dhe për mundësitë mbi angazhimin e tyre politik dhe qytetar. Së bashku drejt ndryshimit.
Statusi i Neritan Vladit
Në vazhdim të turit të takimeve për propozimet e kandidatëve për deputet patëm kënaqësi që sonte të ishim në Njësinë “Bregu i Lumit”.
Është e mrekullueshme kur sheh në takime ndërthurjen e rinisë energjike dhe eksperiencës nga “senatorë” të Partisë Demokratike ndër vite.
Ky është një hap thelbësor për përcaktimin e ekipit fitues të zgjedhjeve të vitit 2025!
Ne takim mbajti fjalën dhe i deleguari par degën tone z . Xhemal Gjunkshi Antare i kryesisë Partise Demokratike .. Partia Demokratike si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë!..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular