BallinaKronikeVdekja e 16-vjeçares shqiptare/ Misteri rreth zhdukjes, para pak ditësh denoncoi në...

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare/ Misteri rreth zhdukjes, para pak ditësh denoncoi në polici një mik sepse…

Mbetet ende e mbuluar me mister vdekja e vajzës 16-vjecare shqiptare, e cila u gjet sot në mëngjes e vdekur nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.

Sipas mediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më.

Ajo u gjet e vdekur në pyllin pranë kishës dhe sipas informacioneve, ajo ka lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj.trikala-nekri1

Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake madje njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin ore qe e kerkonin dhe nuk kishin asnje komunikim me te.

Mesohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj.astynomia-ptwma-peripoliko-trikala-artyhrou

Ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Sipas informacionit dhene nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik.

Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të hedhë “dritë” për rastin. Policia ka rrethuar zonën për hetime dhe mbledhjen e provave.  Shpresa Dine

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular