BallinaKronike“Doli në dy të mëngjesit për t’u takuar me oficerin e policisë”-...

“Doli në dy të mëngjesit për t’u takuar me oficerin e policisë”- dëshmia e motrës binjake, që hedh dritë mbi vdekjen e 16-vjeçares shqiptare. Çfarë i tha në telefon duke qarë

Policia greke është duke mbledhur informacione nga çdo burim që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes thriller, ku shqiptarja 16-vjeçare gjeti vdekjen në Trikala

Çelësi i çështjes duket të jetë deklarata-dëshmi e motrës së vajzës, e cila foli për takimin, në mesnatën e së mërkurës të 16-vjeçares me një oficer policie 27 – vjeçar. Në fakt, motra e vajzës adoleshentes që u zhduk, tha që 16-vjeçarja e thirri në telefon dy orë më vonë dhe po qante, dukej qartë e shqetësuar nga ndonjë zhvillim.

Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, pasi nuk është provuar nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje apo një veprim kriminal. 16-vjeçarja u gjet e vdekur me goditje në kokë dhe trup mëngjesin e së mërkurës nga punonjësit e pastrimit të komunës së Trikalës, në hyrje të një kishe në zonën e kodrës së Profit Ilias.

Plagët ende nuk janë përcaktuar nëse kanë ardhur nga një rënie e mundshme, apo është goditur qëllimisht nga një person tjetër.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që adoleshentja të ketë rënë, por e shkaktuar nga një shtyrje. Babai dhe motra binjake e vajzës fatkeqe, e cila foli për ANT1, kategorikisht nuk pranuan skenarin e vetëvrasjes.

Një “pse” e madhe është ajo që e shqetëson babanë e 16 – vjecares i cili, veç të tjerash, tha me lotë në sy: “Lulja ime është zhdukur, nuk mendoj se ra vetë. Dikush më thotë… Unë dua që e vërteta të gjendet”, dhe vazhdoi duke thënë se “ajo ishte e pamundur që të ngjitej në skela vetë, të ecte dhe pastaj të binte  në hyrje të tempullit.” 

Motra binjake, 16-vjeçare, ishte personi i fundit që foli ne tefefon me viktimen dhe përshkrimi i saj është shokues.

“Ata dolën për herë të parë dje. Ai është shumë më i madh se ajo, është 27 vjeç. Ne u shqetësuam, unë i thashë familjes time se motra ime ishte zhdukur. Ne gjithashtu morëm policinë, u thamë atyre që duhet të kontrollojnë. Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrasjes është mbyllur, ndërsa në fillim na u tha që nuk kishte asnjë arsye për vetëvrasje”.

Ajo shtoi se motra e saj u largua në “2 të mëngjesit për tu takuar me oficerin e policisë që kishte lënë takim. Ajo telefonoi dy orë më vonë, pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur, e fiku telefonin dhe që atëherë humbëm lidhjet me të”.

Një ekip hetuesish mjeko-ligjorë të policisë mbërritën në Trikala të mërkurën. Ata kërkuan materiale gjenetike dhe gjurmët e gishtërinjve dhe mblodhën informacione që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e misterit të vdekjes së 16-vjeçares shqiptare.

Nga ana e tij, nënkryetari i bashkisë së Trikalës, Xhorxh Ziogas , komentoi se: “ne kemi patrulla 24-orëshe nga brigada e zjarrfikësve, është me të vërtetë pak e çuditshme të bësh veprime dashakeqe ose të paligjshme që nuk i kemi parë”.

Ndërkohë, një nga pastruesit që e vendosi 16-vjeçaren jashtë kishës, përshkroi reagimet e tij, përpara ngjarjes tragjike të mërkurën në mëngjes: “E pamë vajzën poshtë, në një distancë prej 10 metrash dhe u ndalëm. Ne mbetëm pa fjalë në makinë “.

Tani, do të jetë ekzaminimi mjeko-ligjor ai që do të japë përgjigje, ndërsa familja dëshiron, sipas ANT1, të caktojë ekspertin e vet, i cili nesër do të jetë në ekzaminim.

familjarepoliciavajya 1vajza

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular