BallinaKryesoreCaktohet data/ Ja kur ulen në tryezën e Këshillit Politik opozita e...

Caktohet data/ Ja kur ulen në tryezën e Këshillit Politik opozita e bashkuar me mazhorancën

Caktohet përfundimisht data për mbledhjen e Këshillit Politik, ku pritet të ulen sërish përballë njëra tjetrës, opozita e bashkuar dhe mazhoranca.

Ndërsa opozita e bashkuar u shpreh e hapur për të diskutuar për çdo çështje që ka të bëjë me reformën zgjedhore, përveç marrëveshjes së 5 qershorit që për ta nuk preket, palët u dakordësuan edhe për datën.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen bashkë ditën e hënë në orën 11:00

“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.

Ndërsa kryeministri Rama pritet të negociojë vetë detajet e marrëveshjes së mundshme mes tyre, kryedemokrati Lulzim Basha nuk do ulet në një tryezë me të, duke ia besuar ekspertëve rreth tij, çështjet teknike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular