BallinaKryesoreTjetër takim Meta-Basha/ Presidenti tregon bisedën “që pa gdhirë” me kreun e...

Tjetër takim Meta-Basha/ Presidenti tregon bisedën “që pa gdhirë” me kreun e PD: Ja çfarë më kërkoi profesori i nderuar Kristaq Kume

Teksa e gjithë vëmendje debatit politik është përqendruar tek reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotme me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ka qenë vet kreu i shtetit ai që ka bërë të ditur për takimin në fjalë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta thekson se takimin e zhvilloi që në mëngjes herët, ndërsa ka bërë me dije se është njohur nga kreu i opozitës me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar. Po ashtu Meta ka treguar se dje në mesnatë kishte marrë një mesazh nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Ndër të tjera Meta ka postuar dhe një pjesë të deklaratës së djeshme të bërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

MESAZHI I METËS
Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.
Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.

PJESË NGA DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular