BallinaKronike‘Do të publikoj videot intime’/E shantazhon dhe i dhunon nënën, arrestohet 40-vjeçari

‘Do të publikoj videot intime’/E shantazhon dhe i dhunon nënën, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi ka kanosur dhe dhunuar mamanë e ish-të dashurës së tij.

Po ashtu, ai kishte kërcënuar dhe shantazhuar ish-të dashurën se do i publikonte videot intime.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhuar se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.” raporton Policia e Tiranës

Ndërkohë për dhunë në familje u arrestuan dy persona të tjerë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 55 vjeç, sepse në rrugën “Gaqo Tashko”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 27 vjeç, pasi në Paskuqan, në rrugën “Ajet Xhindolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,” thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular