BallinaKronikeMe 170 km/h në autostradë ndiqet nga Policia: hiqen 15 patenta brenda...

Me 170 km/h në autostradë ndiqet nga Policia: hiqen 15 patenta brenda natës

spot_img
spot_img

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë tërë natës së të premtes deri në orët e para së të shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, në të dyja anët e saj.

Rezultati i kontrolleve të shtuara në fundjavë ka qënë shumë i keq dhe duket se shoferët nuk duan t’u binden rregullave duke ecur me shpejtësi deri në 170 km n/h. Një ndër ta më trimi, 25 vjeç, që theu rekordin e të gjithëve më këtë shpejtësi, as nuk iu bind patrullës për të ndaluar, ç’ka detyroi policët ta ndjekin derisa ta kapin.

15 patenta u hoqën brenda natës.

Policia rrugore njoftoi se “vijon kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 1:00 të mëngjesit të së shtunës janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h.

25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h u kap gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.

15 Leje drejtimi u pezulluan për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.”

Policia e përfundoi deklaratën e sot me thirrjen: “Mos nxitoni për të arritur fundin.  Shpejtësia jetë. Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe humbjen e jetës në rastin më të keq.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular