BallinaKryesorePas largimit të Thaçit/ Raportuesja për Kosovën nga Haga: Gjykata Speciale po...

Pas largimit të Thaçit/ Raportuesja për Kosovën nga Haga: Gjykata Speciale po bën punë të mrekullueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, , përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se sot ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ajo tha se Gjykata Speciale po bën punë të mrekullushme dhe se duhet të vazhdojë kështu.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

 

Më tej, ajo tha se puna e Gjykatës Speciale duhet të vazhdojë në Hagë për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Viola von Cramon.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojne sundimin e ligjit”, shtoi Viola von Cramon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular