BallinaKronike‘Prerja e pyjeve, gërryerje në lumë dhe ndërtime pa leje’, procedohen 19...

‘Prerja e pyjeve, gërryerje në lumë dhe ndërtime pa leje’, procedohen 19 persona në Dibër

Policia e Dibrës ka bërë bilancin e punës së tre javëve të muajit Korrik.

Sipas një njoftimi të bërë publik, “Në 3 javët e para të muajit Korrik, janë goditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes së pyjeve, dhe 3 rast të gerryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi”

Janë proceduar penalisht 19 shtetas, mes tyre edhe një administrator subjekti.

Ja njoftimi I plotë:

Dibër /Mat

Strukturat e Policisë së Dibrës, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjediosore.

Në 3 javët e para të muajit Korrik, janë goditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes së pyjeve, dhe 3 rast të gerryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi.

Procedohen penalisht 19 shtetas, mes tyre edhe një administrator subjekti

Sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, kanë evidentuar dhe goditur 19 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

R. B., A. H., G.D., banues në Mat,  B. L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin F. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuar shtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratit të lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit :  I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavator gërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim i tokës”.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular