BallinaKryesore"Të fundit në rajon për pagat", Basha: Dështim i qeverisë, pasojë katastrofike...

“Të fundit në rajon për pagat”, Basha: Dështim i qeverisë, pasojë katastrofike e taksës progresive

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha deklaron se renditja e shqiptarëve të fundit në rajon për pagat në sektorin publik dhe privat, është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

Në një postim në “Facebook”, Basha premton rritje të të ardhurave të shqiptarëve duke iu lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do t’i rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë. #ditëmëtëmira”, shkruan kreu i PD.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular