Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Komoran-Prishtinë.
Një automjet ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe që kishte dhe është përplasur me murin rrethues dhe pastaj me një shtyllë elektrike, nga përplasja makina është ndarë në dyshë, deri tani është konfirmuar një viktime ndërsa mendohet që bilanci mund të rritet
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”]