BallinaKryesoreVIDEOT/Tirana kampione, tifozët dhurojnë spektakël. Policia prish festën, gjoba dhe arrestime...

VIDEOT/Tirana kampione, tifozët dhurojnë spektakël. Policia prish festën, gjoba dhe arrestime…

Atmosferë elektrizuese në sheshin “Nënë Tereza”. Një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu kanë dalë për të festuar titullin e 25-të kampion, pas plot 11-vitesh.

Tirana fessta

Nuk munguan fishekzjarrët si dhe korret, kryesisht ato “thumbuese” ndaj rivalëve të Partizanit. Pavarësisht përpjekjeve Policia e Shtetit e kishte të pamundur që të ndalonte në mënyrë absolute festën e bardhebluve.

Festa e tifozeve te tiranes

Festimet nuk kanë ndaluar vetëm aty, pasi të shumtë ishin ata që pushtuan rrugët e kryeqytetit me makinat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm ka qenë për ta ky titull, i cili vjen në 100-vjetorin e klubit. Megjithatë për të prishur këtë festë të tifozëve bardheblu, ka menduar policia.

“Panorama Sport” mëson së në sheshin “Nënë Tereza” është bërë kërdi me gjoba nga ana e Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit, për makinat e shumta të grumbulluara nga tifozët që ishin mbledhur për të festuar.

Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tensioni dhe irritomi pas veprimit të policisë ka qenë i madh te tifozët, për të cilët kjo ishte një ditë e veçantë.

 

 

 

.


PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular