BallinaKronike“FNSH dhe RENEA nisen drejt Elbasanit”- Policia: Makina e autorëve është djegur...

“FNSH dhe RENEA nisen drejt Elbasanit”- Policia: Makina e autorëve është djegur në…

Policia ka konfirmuar se viktima e atentatit në Elbasan, ngjarje e ndodhur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” është Emiljano Ramazani, 39-vjeç.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se menjëherë pas ekzekutimit të shenjestrës autorët janë larguar drejt Bradasheshit dhe e kanë djegur makinën në një ullishte dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh, ndërsa në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar edhe FNSH dhe Renea, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Po ashtu policia ka vënë në dispozicion edhe numrin 112 që çdo person qe mund t’i ndihmoje hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas.

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.R, rreth 39 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policsë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale  janë nisur FNSH dhe Renea, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pu punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çdo person qe mund t’i ndihmoje hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas 112.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular