BallinaAktualitetFOTOT e SMS/Zgjedhjet në Universitete, ja si pedagogët kërcënojnë studentët për të...

FOTOT e SMS/Zgjedhjet në Universitete, ja si pedagogët kërcënojnë studentët për të votuar

spot_img
spot_img

Skandal me zgjedhjet ne UMT, presione dhe favorizime ne kembim te votes studentore.

Vijojnë prej ditësh denoncimet e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Tiranë lidhur me presionin e hapur dhe ndërhyrjet nga individë që prezantohen në statusin e pedagogut  të këtij Universiteti për të deformuar qëllimisht vullnetin studentor.

Siç shihet qartë në këto screenshote të marra nga bisedat në grupet e ëhatss app-it të klasave, përdoren emrat e Rektorit, Dekanëve dhe Shefave te Departamentit për të intimiduar trupën studentore.

Në këmbim të votës sipas udhëzimeve, studentëve u premtohen favorizime në provime apo penalizime në rast të kundërt.

Profesori i identifikuar me emrin ‘Genti’  në këto screenshot-e kërkon listën e studentëve të cilët do të vijnë të votojnë sipas preferencave të tij, duke u siguruar dhe transportin.

Në bazë të informacioneve nga studentet dhe përfaqësuesit e grupeve, ky individ  organizon mbledhje online në platformën ‘zoom’ duke tentuar të ndërhyjë në zgjedhjen e lirë të tyre, duke shkelur kështu hapur etiken, rregulloren dhe ligjin.

Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e shtyn këtë pedagog të ndërhyjë në mënyrë direkte në zgjedhjet për anëtarët e Senatit Akademik në radhët e studentëve?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular