BallinaKronikeQëlloi për të vrarë dy djem në plazh, arrestohet pas dy javësh...

Qëlloi për të vrarë dy djem në plazh, arrestohet pas dy javësh në Shijak

Një djalë 33 vjeç nga Shijaku, me iniciale A.V u arrestua nga Policia e Durrësit në një banesë në Shijak.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

V,  më datë 2 korrik 2020, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës. Pas kësja, ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe me dy akuzat i parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular