BallinaAktualitetKoronavirusi, Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat dhe pasaportat

Koronavirusi, Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat dhe pasaportat

Ambasada gjermane në Tiranë ka mbyllur Zyrën e Vizave dhe Pashaportave për shkak të epidemisë së koronavirusit. Në njoftimin e saj në Fb, Ambasada ka qetësuar ata që janë në pritje se do t’u jepet një datë e re aplikimi.

“Prejt ditës së sotme, – shkruan Ambasada gjermane në Fb, – e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular