BallinaAktualitetMbledhja e Këshillit Politik, ja çështjet që s’mund të rihapen për diskutim...

Mbledhja e Këshillit Politik, ja çështjet që s’mund të rihapen për diskutim pas paktit të 5 Qershorit

spot_img
spot_img

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore rimblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar mbi propozimin e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë

Në riformulimin që propozojnë të bëjnë në nenin 64 dhe 68 të Kushtetutës, deputetët e rinj në Parlament, të mbështetur edhe nga maxhoranca, kërkojnë që të heqin koalicionet parazgjedhore, vendosjen e një pragu kombëtar dhe hapjen e pjesshme të listave.

Mbledhja e Këshillit Politik vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste për të diskutuar çështjet që dalin jashtë Marrëveshjes së 5 Qershorit.

PD dhe opozita kanë argumentuar se ndryshimet e njëanshme kushtetuese e prishin paktin e 5 Qershorit, pasi koalicionet parazgjedhore janë pjesë e draftit të dakordësuar me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Po ashtu opozita dhe PD kërkojnë që drafti i dakortësuar sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshim.

Kjo do të thotë se çështjet e dakordësuara aty nuk mund të rihapen në mbledhjen e sotme.

Miratimin pa ndryshime të Marrëveshjes e kanë kërkuar gjithashtu edhe SHBA dhe BE.

Në reagimet e tyre, vende kyç si Gjermania, kanë paralajëmëruar se miratimi pa konsensus i ndryshimeve kushtetuese, do të sillte bllokimin e nisjes së negociatave.

Nga maxhoranca, përveç Damian Gjiknurit që përfaqësonte më herët Partinë Socialiste në Reformën zgjedhore, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, nga opozita e bashkuar nuk do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha, por sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Po ashtu, do të ketë më shumë përfaqësues edhe nga opozita parlamentare. Përveç Rudina Hajdarit, e cila ka qenë pjesë edhe më herët e tryezës, do të bashkohet edhe Myslim Murrizi. Ai u propozua që të zëvendësonte më herët Rudina Hajdarin nga tri grupe parlamentare të opozitës në Parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular