BallinaAktualitetSilva Bino tregon pse u vendos ndalimi i muzikës pas orës 20:00

Silva Bino tregon pse u vendos ndalimi i muzikës pas orës 20:00

Pas përditësimit të fundit të të dhënave të COVID-19  në vendin tonë, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se ka një rritje graduale të numrit të rasteve, të shtrimeve në spitale dhe personave që humbin jetën për shkak të koronavirusit.

Për këtë arsye shtoi Bino, në një intervistë për ‘abc neës’ shprehet se duhet të vendoset një forcim i masave sa i përket distancimit social.

“Ka vetëm një lloj maturie që ne të kufizojmë sa të mundemi. Nuk jemi në një situatë të favorshme për momentin. Kemi një rritje graduale të numrit të rasteve, kemi rritje të numrit të vdekjeve, kemi rritje të shtrimeve në spitale. Të gjitha këto kërkojnë një forcim më të madh të distancimit fizik dhe social”, tha Bino.

Sa i përket numrit të testimeve Bino tha se ditën e sotme ka pasur një numër të vogël të testeve, ndërsa e lidhet me faktin se sot është ditë e dielë dhe se mund të ketë pasur një numër të vogël njoftimesh nga qytetarët. Por shefja e Epidemiologjisë gjithashtu tha se ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit.

Është një numër i vogël. Kemi parasysh që ka qenë ditë e diel dhe ndoshta është marrë një numër ndoshta më i vogël testesh apo dhe lajmërime nga qytetarët. Por dua të them që ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit. Ne zakonisht masim testimet javore. Numri i vogël i testimeve nuk ka pasur lidhje me sigurimin e tamponëve apo elementë të tjerë”, tha Bino.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar më herët gjatë ditës se, me vendim të qeverisë, ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura.Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdo lloji.

Bino sqaroi se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo fort të favorshme sa i përket krizës së koronavirusit.

E pyetur se çfarë ndikimi ka ndalimi i muzikës pas orës 20.00 të darkës, Bino shpjegoi se si shembull janë marrë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, që mund të kenë ndaluar konsumimin e alkoolit, apo mund të kenë vendosur kufizime jo të drejtpërdrejta me grumbullimet, por që shkaktojnë grumbullime. Pra edhe ndalimi i muzikës është po ashtu, një mënyrë për të evituar çdo grumbullim të mundshëm të njerëzve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular