Emiljano Ramazani, 39-vjeç është personi që iu bë atentat pasditen e sotme në Elbasan, ku për pasojë ka ndërruar jetë. “Panorama” mëson se Ramazani është një emër i njohur nga policia dhe është arrestuar disa here për shpërndarje droge, kryesisht kokaine.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “28 nëntori” në Elbasan dhe mësohet së viktima është qëlluar ndërsa ishte në makinë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.