BallinaAktualitetDasma në Tiranë “infekton” me koronavirus dy familje në Tepelenë

Dasma në Tiranë “infekton” me koronavirus dy familje në Tepelenë

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 7 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Tepelenës.

Abcnews.al ka mësuar se 7 rastet e reja të këtij qyteti janë 2 familje të cilët banojnë në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Ata janë infektuar në një dasmë e cila është zhvilluar në Tiranë.

Sakaq mësohet se u janë marrë tamponët të gjithë personave të kontakteve që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve.

Dita e sotme shënoi rekord rastesh të reja me të infektuar.

Për 482 testime tek të dyshuarit për Covid-19 u konfirmuan pozitivë 119 raste, duke bërë që dita e sotme të shënojë një rekord të ri me numrin më të madh të të infektuarve që prej fillimit të epidemisë./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular